(2LONLINE) – Nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lladovë, Nasalë, Shurdhan, Haxhaj, Zhegër, Demiraj, Selishtë, Pidiq, Çelik e Stanqiq, e kanë pritur sot Lutfi Hazirin, kandidatin e LDK-së për kryetar komune. Qëllimi i viztës së kryetarit Haziri ka qenë falënderimi i banorëve të kësaj ane për daljen masive dhe besimin që i dhanë më 3 nëntor.
Në kuadër të vizitave të shumëta në këtë anë, Haziri është ndalur edhe në zyrën e parë të LDK-së të themeluar në fshatin Zhegër më 1990, për të cilën ka thënë se simbolizon rezistencën, qëndresën, unifikimin e popullit drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës .
Haziri më pas ka vizituar edhe familjen solidare të Aziz Hamdiut në Zhegër, e cila ka adaptuar 7 fëmijë të braktisur. Ndërsa pritje speciale i ka bërë familja e heroit kombëtarë, Agim Ramadani.
“Gryka e Karadakut është historia e Gjilanit. Zhegra është kampion për rezultat dhe për punë. Kam ardhur t’ju falënderoj për mbështetjen. Cdo anëtar i familjes, cfarëdo profesioni që është, është bërë bashkë për këtë ditë. Ata që po shantazhojnë në Gjilan, në nahinë tonë s’kanë vend. Besimin tuaj që na e keni dhënë do ta ruajmë si të shenjtë”, theksoi Haziri.
Haziri i LDK-së, vizitën në Grykën e Karadakut e përfundoi me një takim pune në mbrëmje të shtabit zgjedhor të nëndegës së Zhegrës.
“Është nderë i vecant me qenë në mesin tuaj. Ju e keni bërë fitoren spektakulare. Ju i keni dhënë zemër rugovistëve. Vazhdoni kështu të punoni për ta vulosur fitoren më 1 dhjetor”, përfundoi Haziri./2lonline/