Po vazhdojnë tubimet masovike në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj për deputet nga Gjilani. Një mbështetje e tillë u pa sonte në tubimin e përbashkët të Cërnicës, Kravaricës, Gumnishtës dhe Vrapqiqit.
I pranishëm në tubim ka qenë kryetari Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, si dhe aktivistë e veprimtarë të pandashëm të rrugëtimit 24 vjecar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Duke folur para simpatizantëve të partisë, njeriu që i nokautoi jabangjinjtë në zgjedhjet lokale Lutfi Haziri, tha se Cërnica do t’i thotë JO të madhe atyre që e dërmuan Kosovën, ndërsa mori edhe shembuj të bujqëve, të cilët i janë ankuar se në qeverisjen e kaluar në Gjilan, përpos që nuk u kanë ndihmuar atyre, nuk kanë dhënë subvencione për Anamoravën as për bagëtinë.
“ Cërnica kësaj here duhet me folë për vete, duke mos e ndarë votën me të tjerët, por duke votuar LDK-në. Me këta kandidatë, do të ndihmohet komuna e Gjilanit. Brenda 5 muajve kemi arritur ta këndellim Gjilanin, të cilin e kemi gjetur sikur shitoren e thyer. Lista e jonë e kandidatëve është më e mira. Na duhet të kthehemi dhe të besojmë nga vetja. Ata përpos njerëzve, edhe bagëtitë i kanë ndarë. Cërnicë thuani JO kësaj qeverisje të keqe sepse qeverisje me imazh më të keq nuk ka pasur asnjëherë Kosova. Ka ardhur koha me reagu ashtu qysh ka reaguar gjithmonë Cernica”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari Haziri.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeverisë me njerëz të shëndetshëm, me duar të pastra. Do të ketë më shumë projekte për ju, më shumë mirëqenie. Programi i LDK-së ju bënë të dinjitetshëm. E gëzofshim qeverinë në krye me Isa Mustafën”, tha Lirije Kajtazi.
Ndërsa kandidati Naim Behluli tha se “Mesazhi është shumë i shkurtër, ne jemi ata që do të realizojmë vullnetin tuaj dhe së bashku do t’ua përmbushim misionin atyre që ia qitën faqen e zezë Kosovës, që t’i qojmë në opozitë”.
“Cërnica ka një histori e cila identifikohet me Ramiz Cërnicën, Nazmi Hoxhën dhe të tjerët. Ndihem jashtëzakonisht mirë në vendlindjen time. Me programin e LDK-së, që e ka hartuar ekipi më e mirë i ekspertëve të kryesuar nga Akademik Isa Mustafa, do t’ju krijojmë mundësi qytetarëve që të krenohen me Kosovën”, u shpreh Murat Hoxha.
“Dua t’ua rikujtoj mesazhin e madh të Ramiz Cernicës, se qysh i tha jo Serbisë, do t’i themi jo edhe kësaj qeverisje të keqe. Koha është që përmes votës ta bëjmë ndryshimin më 8 qershor dhe unë nuk dyshoj që Cernica do ta jap provimin edhe kësaj radhe, duke mbështetur fuqishëm LDK-në. Me shembullin e Gjilanit do ta fitojmë edhe Kosovën nën udhëheqjen e Akademik Isa Mustafa” perfundoi fjalimin e tij kandidati Sabit Rrustemi.
/E sponsoruar/