(2L ONLINE) – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në mënyrë solemne e ka hapur fushatën elektorale menjëherë pas mesnatës. Para qindra të pranishmëve para selisë së LDK-së, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se nuk do t’ia falim asnjë sekondë qeverisjes aziatike, e cila e diskriminoi Gjilanin dhe Anamoravën.
“Më lejoni që para selisë, para kësaj shtëpie të bardhë, amanet të Ibrahim Rugovës, të bëjë hapjen e fushatës elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të cilës i prinë kryeministri Isa Mustafa. Po e hapim këtë fushatë për të fituar zgjedhjet dhe për ta larguar jabanxhinë edhe nga Prishtina, sukurse e larguam nga Gjilani. Nuk do t’i lëmë vend atij që e ka diskriminu Gjilanin e Anamoravën. Nuk do t’ia falim asnjë sekondë dhe asnjë minutë”, ka thënë, Haziri.
Më pas mesazhe kanë dhënë edhe pesë kandidatët për deputet, të cilët vlerësuan se të keqen që ia ka shkaktuar Kosovës qeverisja në ikje, do të ndëshkohet nga qytetarët, të cilët më shumë se kurrë do ta mbështesin platformën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën frymën e Presidentit Ibrahim Rugova. /2L ONLINE/