(2LONLINE) – Në kuadër të muajit të falënderimeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot qytetarët e nëndegës “Kodra e Dëshmorëve”.
Para të pranishmëve, kryetari Haziri theksoi se me fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të gjithë qytetarët e Gjilanit janë fitues.
“Kam ardhur t’ju falënderoj për punën e madhe që keni bërë. Qytetarët e lagjes “Kodra e Dëshmorëve” janë fitues të mëdhenjë, falë punës dhe angazhimit tuaj. Do t’i falënderojmë njerëzit shtëpi për shtëpi edhe pas 1 dhjetorit. 20 mijë vota për LDK-në janë 20 mijë ushtarë të zgjuar të Rugovës, janë 20 mijë vota të shenjta. Do të punojmë me përkushtim të madh për ta mbrojtur votën edhe me 1 dhjetor”, ka thënë Haziri me këtë rast.
“Të gjithë qytetarët janë fitues, jo vetëm LDK. Edhe njëherë duhet të dalim masovikisht në mënyrë solemne sikur më 3 nëntor. Duhet të dalim ta konfirmojmë fitoren e madhe dhe në këtë mënyrë do ta clirojmë Gjilanin nga ata që e shkatërruan”, tha Haziri. /2LONLINE/