(2LONLINE) – 21 vjeçarja, Shqiponjë Kastrati, e diagnostifikuar nga një diagnoze shumë e vështirë, tumor malinjë në këmbën e djathtë, ka nevojë për ndihmë. Sipas mjekëve kosovarë dhe atyre maqedonas asaj i duhet të kryejë intervenim kirurgjik sa më shpejtë që është e mundur në Austri, pasi që tumori ka rritje të shpejtë. E, kolegët e Shqiponjës nuk kanë qëndruar duarkryq. Ata kanë ndërmarrë një aksion mjaft interesant, duke organizuar një turne futbolli për grumbullimin e mjeteve të nevojshme.
Rinor Rexha nga Këshilli Organizativ i studentëve shpjegon detaje më të hollësishme rreth këtij turneu dhe apelon për një pjesëmarrje masive të lojtarëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e shpëtimit të një jete duke u argëtuar.
‘’Ne si Këshill Organizativ të fakulteteve të Edukimit, Juridikut dhe Ekonomikut kemi vendosur të organizojmë një turne në futboll të vogël, që ti dalim të ndihmë kolegës sonë Shqiponjë Kastratit që ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë. Turniri do të zhvillohet në Sallen e Sporteve ‘’Bashkim Selishta – Petriti’’ në Gjilan me datën 25,26,27 nëntor. Paraqitja e skuadrës kushton 10euro, dhe mjetet e grumbulluara nga ky organizim do ti dërgohen familjes Kastrati’’.
Intervenimi është emergjent dhe i domosdoshëm andaj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në shërimin e Shqiponjës, mund ta bëjnë në xhirollogarinë: 1507001005054559 në Bankën Raiffaisen./2lonline/