(2L ONLINE) – Se PDK nuk do të qeveris me vendin në këtë legjislaturë, është kuptuar shumë herët, e indikacione ka pasur edhe para zgjedhjeve. Shembull, deklaratat e deputetit Gjerman, pastaj anulimi i takimit nga Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, si dhe heshtja e qëllimshme nga ShBA e largët por edhe përmes përfaqësueses së sajë diplomatike në Kosovë, e cila e bënte në mënyre të hapur. (shih: mos pranimin për të marr fjalën gjatë fillimit të punës për Autostradën e re, apo edhe gjatë përshëndetjes së mysafirëve me rastin e ditës së pavarësisë së ShBA) mirëpo plan konkret nuk kishin.
Shkruan: Naser BERISHA
Më 9 Qershor Lëvizja Vetëvendosje(LVV) doli me idenë e saj për bashkimin e opozitës dhe krijimin e një shumice opozitare e cila përmes bashkimit të sajë ta bëj të pa mundshme qeverinë Thaçi 3.
Deri këtu gjithçka e qartë, por duke e ditur se PDK i ka lidhjet e ngushta me minoritetet dhe me disa deputet te listës “Srpska” (për shkak të qeverisjes së përbashkët në qeverinë e kaluar) e në anën tjetër i shtojmë mundësin që të kontrabandohen edhe disa deputet nga partitë tjera, ishte e mundur që ky plan edhe të dështoj, dhe këtu ndërkombëtarët e shtinë në lojë idenë e LVV.
Kjo ide u përdor në relacion me listën “Srpska” , duke ju thëne se nëse “Blloku” dhe LVV e arrijnë pajtimin, është e mundur që ju mos te keni asnjë rol në krijim e qeverisë, (përveç ndonjë dikasteri të pa rëndësishëm të cilën ua garanton kushtetuta) dhe në anën tjetër do te jetë LVV e cila do te ketë fuqinë e “bërjes së mbretit” dhe do të jenë një faktor shumë i rëndësishëm në politikat shtetërore e sidomos sa i përket formës dhe mënyrës së vazhdimit të bisedimeve, e që janë të lidhura ngushtë me interesat e juaja nacionale.
Serbët u pajtuan duke e ditur se plani i tyre për krijimin e një autonomie brenda territorit të Kosovës shkon vetëm përmes jetësimit dhe funksionalizimin e asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, si një hape i mesëm deri te qëllimi final për krijimin e një autonomie brenda territorit të Kosovës, e ku për ketë pike LVV në mënyrë kategorike është kundër.
Pra ky ishte argumenti me të cilin lista “Srpska” u bind dhe votoi për kryeparlamentarin dhe pjesëmarrjen në qeverinë Haradinaj.
Por “Blloku” duke dyshuar se minoritetet dhe lista “Srpska” është e mundur qe ta ndërrojnë mendjen ne momentin e fundit, “Blloku” e mbajti LVV afër dhe po ashtu marrëveshjen me LVV e përdori si mjet presioni ndaj tyre në rast se ata nuk do te votojnë , “Blloku” do ta nënshkruan marrëveshjen me LVV disa minuta para fillimit te seancës konstituive.
Si duket për momentin kjo edhe “dhezi” por tash mbetet tek koalicioni pas zgjedhor të vendos se a do të krijoi një qeveri me LVV dhe të punojë për interesa të Kosovës, apo dëshiron ta lerë jashtë LVV dhe të formoi qeverinë me pakicat dhe listën “Serbska” e ku ata përmes numrave që i kanë, qeverinë do ta kenë në grusht dhe do ta sjellin në një situatë ku do të kushtëzohet dhe shantazhohet për çdo vendim i cili nuk u shkon për shtati atyre dhe politikës së Beogradit.
Pra edhe një herë, ky koalicione paszgjedhorë duhet te zgjedh në mes të një qeverie për Kosovën, apo një qeverie për Serbët dhe Serbin brenda Kosovës, alternativë tjetër nuk ka.
Kurse tani në situatën e krijuar pas mbledhjes konstituive dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me procedimin e zgjedhjes së kryeparlamentarit me shpresën se “Baba” do ta rregullon punën, kane harruar ta kalkulojnë se edhe “Baba” e ka një “Nanë” e cila është me re për nga mosha, por fuqia e saj është e pa diskutueshme dhe ” këshillat” e sajë janë të pakapërcyeshme, dhe po ashtu në anën tjetër e kemi edhe “Nanën” e Evropës e cila para disa dite tha: Prioriteti për Kosovën është që qeveria të formohet sa më shpejt qe te jetë e mundur, e që i bije se zgjedhje të reja nuk do të këtë dhe se kësaj radhe as “Baba” nuk do te mund të ju ndihmojë.
Pra PDK ose nuk po e kupton gjendjen se e kanë arritur amplitudën e tyre, ose po mendojnë se e tërë kjo është vetëm një ëndërr e keqe dhe se nesër fillon gjithçka nga e para.
Fjalia “Neve na duan ndërkombëtaret, e juve jo” duhet të vlejë edhe atëherë kur ata duan dikën tjetër !
Mos të harrojmë se rrethi mbyllet kur gjithçka kthehet në pikën zero. /2L ONLINE/