Deputeti i LDK-së, Naser Osmani do të mbrohet në liri. Kështu ka vendosur trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Avokati i Naser Osmanit, Besnik Berisha ka kumtuar vendimin e gjyqit se klienti i tij nuk do të mbahet në paraburgim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva ka marrë vendim që deputetit të LDK-së, Naser Osmanit ti jap një masë vetëm për paraqitje në Polici dhe ta lirojë. E Agim Deshishku pronar i fabrikës FAN, ju ka shqiptuar masa e paraburgimit për një muaj.
Masë si të Naser Osmanit, ka marrë edhe i dyshuari tjetër Naim Avdiu, ndërsa disa të tjerë u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.
“Ai është detyruar të lajmërohet në polici dhe praktikisht është hedhur poshtë kërkesa e Prokurorisë për paraburgim”, ka thënë avokati Berisha.
Ndryshe, Osmani e kishte cilësuar urdhrin për arrest si politik, pasi kishte thënë se gjithçka po ndodh për shkak se kishte kërkuar të mbylleshin kazinot në Kosovë.