Përfaqësuesit e Ekonomisë dhe të Qeverisë Gjermane, Linder dhe Tolksdorf i dhanë një mbështetje shumë të madhe projektit të Odës ekonomike Gjermane, lidhur me hapjen e “Qendrës së Kompetencës në Prishtinë”, respektivisht Akademisë së Ndërtimtarisë, e cila do të prodhojë kuadro të ndërtimtarisë të Certifikuar e kualifikuar nga Profesorë Gjerman
Resmije Ballazhi
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), të mërkurën ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe Ekonomisë Gjermane – Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft.
Dr. Rainer Lindner, drejtor i “Komitetit të Ekonomisë Gjermane për Europën Jug’Lindore” si dhe Helge Tolksdorf, Drejtor Ekzekutiv në Ministrinë e Ekonomisë dhe Teknologjisë të Qeverisë Gjermane, janë pritur nga Presidenti OEGJK-së, Remzi Ejupi, Drejtori i OEGJK-së Bardhyl Meta si dhe anëtarët e Bordit, Valon Berisha, Fadil Berjani, Sylejman Berisha dhe Josef Obermeier.
Në takimin e zhvilluar u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani si dhe për përforcimin e Odës Ekonomike Gjermane e cila ka marrë barrën dhe misionin e përfaqësimit të Ekonomisë Gjermane në Kosovë, si dhe të Ekonomisë Kosovare në Gjermani.
Gjatë takimit janë diskutuar tema që kanë të bëjnë direkt me energjetikën dhe industrinë, si dhe problemet që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës afariste në Kosovë – për korrupsionin – si dhe mungesën e ofertes konkurruese të Kosovës karshi regjionit.
Gjithsesi, përfaqësuesit e Odës Gjermane, Remzi Ejupi dhe Bardhyl Meta, theksuan edhe fenomenin e një fluksi, siç e quajtën ata, të investimeve Gjermane që kanë marrë hov kohët e fundit, veçanërisht nga Kompanitë e mesme prodhuese Gjermane. Të njëjtëve u kërkua që t’u krijohen kushte edhe me të mira.
Përfaqësuesit e Ekonomisë dhe të Qeverisë Gjermane, zotërinjtë Linder dhe Tolksdorf i dhanë një mbështetje shumë të madhe projektit të Odës ekonomike Gjermane, lidhur me hapjen e “Qendrës së Kompetencës në Prishtinë”, respektivisht Akademisë së Ndërtimtarisë, e cila do të prodhojë kuadro të ndërtimtarisë të Certifikuar e kualifikuar nga Profesorë Gjerman – Projekt ky që Oda ekonomike Gjermane është duke e quar përpara së bashku me Qendrën e Kompetencës së Hamburgut dhe GiZ-in Gjerman.
OEGJK-ja, edhe në këtë takim, sikurse në takimet me partitë politike që po zhvillon këto ditë – e ka theksuar , edhe një herërëndësinë e përmbylljes së kontratës së Valës me firmën AXOS.
OEGJK-ja, e mbështet fuqishëm në këtë projekt, Qeverinë e Kosovës rreth privatizimit të Valës, dhe dëshiron përmbylljen sa më të shpejtë të kësaj kontrate, për arsye se sipas tyre, çdo dështim në këtë fazë, do të ishte sinjal jashtëzakonisht i keq për të gjithë investitorët Gjerman dhe të gjithë investitorët e tjerë nga Bashkimi Eurpian.
OEGJK-ja, edhe me këtë rast, ka theksuar edhe një herë, se përfoljet për firmën AXOS, duhet t’i lëshojnë hapsirën fakteve e perspektivës që ofron Axos për vendin, me sjelljen përvojës menaxheriale dhe të teknologjisë, të know-haw si dhe të aplikacioneve inovative – të cilat jo vetëm se do të sjellin çmime më të lira për shërbime ekselente për qytetarëve Kosovar, por do t’a pozicionojnë edhe vet Kosovën karshi regjionit e investorëve tjerë Gjerman e Europian – shumë më fuqishëm e më denjshëm.