(2LONLINE) – Ars Clubi i shkrimtarëve “Beqir Musliu”, nëpërmjet Shtëpisë Botuese po me të njëjtin emër, për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ka dhuruar një sasi të konsiderueshme librash, Komunës së Vitisë si dhe asaj të Gjilanit.
Më konkretisht, në solemnitetin e organizuar në Viti, Drejtorisë Komunale të Arsimit, ju dhuruan 13 tituj librash prej 200 ekzemplarëve. Kurse, asaj të Gjilanit, 10 tituj librash me gjithsej 60 ekzemplarë.
Ky asociacion shkrimtarësh, edhe më parë ka dhuruar libra, në një sasi shumëfish më të madhe, për bibliotekat shkollore të Gjilanit dhe Kamenicës. /2LONLINE/