Gjilan – (2LONLINE) – Përfaqësues të Lëvizjes Vatra në Gjilan thanë të hënën se në fushën e arsimit ka shumëçka që nuk është bërë dhe ka pasur mundësi të bëhet, andaj Vatra ka të hartuar plan programin qeverisës në përputhje me nevojat që ka sektori i arsimit në Komunën e Gjilanit.
Blerim Halimi nga sektori për arsim i Lëvizjes Vatra ka thënë se Komuna e Gjilanit e cila numëron 3 institucione parashkollore, 44 shkolla fillore dhe të mesme të ulët (25 amë dhe 19 paralele) me gjithsej 15302 nxënës ku i bie mesatarisht që për çdo paralele 22.9 që është në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare pasi në këtë fushe kërkohen që të ketë më së shumti deri në 22 nxënës për paralele.
Sipas tij, në shikim të pare ky dallim të duket se nuk qon shumë peshë dhe është i parëndësishëm se po kalon vetëm 1 nxënës më shumë, po ky dallim vërehet në disa shkolla shumë më shumë ku numri i nxënësve kalon numrin 30 madje edhe 40.
Ndërsa mesatarja e nxënësve në shkollat e mesme në gjithsej 9 shkolla (7 amë dhe 2 paralele) është 28.4 gjegjësisht numri i nxënësve për vitin shkollore 2012/2013 ishte 7655 nxënës.
Interesimet tona të cilat i kemi shprehur në plan-programin tonë qeverisës për arsimin me qëllim të rritjes së nivelit të përgjithshëm edukativo – arsimor përfshijnë segmente të ndryshme ka thënë halimi për të përmendur pastaj , deploitizimin e shkollave, zbatimin e institucionit të konkursit i cili konkurs hartohet në përputhje me aktet normative e jo në bazë të preferencave dhe përkatësisë politike të kandidatëve, duke i favorizuar kandidatët e caktuar siç ka ndodhur në shumë raste deri më tani dhe komisioni intervistues do të jetë profesional e jo politik e partiak siç kanë ditur ta bëjnë partitë në pushtet.
Ai ka thënë edhe se duke ditur se arsimi është fushë e ndjeshme Vatra do ti zgjedh kuadrot më të mira për këtë fushë të cilët do të jenë profesional, kanë thirrje më të lartë akademike dhe kanë po ashtu notë më të lartë mesatare.
Pastaj, plani veprues për të gjitha nivelet e arsimit (para fillor, fillor dhe të mesëm) do të hartohet në bashkëpunim me MASHT-in (Ministrin e arsimit shkencës dhe teknologjisë) dhe do të zbatohet brenda afatit qeverisës e jo vetëm të mbetet në letër, do të behët mbikëqyrja e punës së organeve arsimore e të punës së arsimtarëve në çdo kohë papunësi dhe neglizhenca, shkelja e ligjit dhe akteve të tjera me të cilat rregullohet kjo fushë nuk do të tolerohen. e drejta për shkollim është e drejtë universale dhe e patjetërsueshme dhe kjo e drejt do ti garantohet të gjithëve pa dallim për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Po ashtu, arsimi special për fëmijët që kanë nevoja të veçanta do të jetë prioritet për ne duke i bashkangjitur edhe shërbimet tjera të nevojshme, si shëndetësore, këshillimore etj, do të bëjmë pasjen e shkollave me kabinete profesionale e posaçërisht me teknologjinë informative, ndërtimin e infrastrukturë sportive e ne veçanti do të hartohet një strategji konkrete në bashkëpunim me institucionet publike dhe organizatat qeveritare dhe jo qeveritare më qëllim që nxënësit e shkollave të mesme profesional të kenë mundësi të zhvillojnë edhe punën praktike, do të bëjmë stimulimin e nxënësve dhe studentëve të dalluar, do të krijojmë një fond për financimin e kuadrove që kanë mundësi të studiojnë jashtë vendit si dhe do të financohen ato që mëren me studime që janë në interes të Komunës sonë.
Sipas Halimit të Vatrës, po ashtu në planin e tyre përfshihet edhe: të hapen biblioteka në çdo shkollë dhe të furnizohen me libra ato ekzistuese, të përmirësohet siguria në shkolla sidomos në shkollat e mesme të larta, ndërtimi i infrastrukturës sportive e cila mungon nëpër shumë shkolla, oprganizimi i ligjëratave dhe trajnimeve me qëllim ndalimin e abuzimit me duhan, pije alkoolike dhe droga, të vazhdohet ndërtimi i objekteve të reja dhe mirëmbajtjen e atyre ekzistuese, renovimet do të bëhen vetëm gjatë kohës së pushimeve me qëllim që të mos pengohet procesi i rregullte mësimor, rritja e bashkëpunimit ndërmjet trekëndëshit nxënës, prindër dhe mësimdhënës, jemi të vetëdijshëm se është qelës i suksesit për mësimëdhënje dhe mësimnxënjë, po ashtu do të ndikoj në rritjen e disiplinës,zvogëlimit të mungesave dhe nxitjes së suksesit, do të përkrahen aktivitetet e nxënësve dhe do të behët transporti i atyre që udhëtojnë mbi 4 km, për nxënës dhe student të Kosovës Lindore nuk do të ketë kufizime për vazhdimin e shkollimit të mesëm të lartë dhe Universitete.
“Do të angazhomi që Komuna në koordinim me Qeverinë Qendrore dhe Universitetin Publik të Gjilanit, që përveç drejtimeve ekzistuese të hapen edhe drejtime të reja në shkencat ekzakte dhe teknologjike e sidomos drejtimet e Fakultetit të Bujqësisë, përkatësisht drejtimet në Agronomi, Blegtori, Pemëtari etj”, ka thënë Blerim Halimi nga sektori për arsim i Lëvizjes Vatra. /2lonline/