Shkruan:Shaban Cakolli
(2LONLINE) – Sabit Abdyli, është një krijues i dashur për lexuesit,njeri i lindur në rajonin e Anomoravës, vend i djepit të kulturës, i cili është rritur e brumosur në përdorimin e prozës tregimtare popullore nëpër odat e Vitisë, i cili pati aftësinë nga vegjëlia të kap thelbin e këtyre tregimeve, por që individualitetin e vet e formoj si shkrimtar e poet i dëshmuar nga mosha rinore, duke iu përkushtuar poezisë, tregimeve, anekdotave dhe aforizmave.
Si shumë krijues,edhe Sabit Abdyli me shpirtin e vet prej krijuesi, ka paraqitur botën e vet shpirtërore, diku me gëzimet e fëmijërisë, diku me rropatjet dhe vuajtjet rinore, të cilat i ka përjetuar nën lëkurën e vet, në kohën e regjimit okupues sllav, shkaktar i së cilës ishte edhe ikja nga vendlindja e tij e bukur dhe e dashur, ku fati i jetës e përplasi në mërgimin e largët diku në Zelandën e Re.
Pushtuesi na ka shkaktuar shumë dëme, na ka ndaluar të njihemi vëllai me vëllanë, duke na vënë barriera kufijsh, na ka burgosur e ndaluar të shkruajmë,por nëse kemi mbijetuar, nuk ka mundur të na i ndaloj mendimet. Sabit Abdyli nga vegjëlia ishte intelektual i shquar, student, mësues dhe mjeshtër i shkrimit.
Herët filloj me poezinë, asnjëherë i nxituar të bëjë sasi librash, por vlera dhe cilësi. Sabiti nga mosha rinore hulumtoj, rrugëtoj ngadalë por sigurt, kërkoj formulime të ndryshme, shprehu gjendjen e tij shpirtërore, pikëpamjet e tij ndaj jetës, ndaj botës që e rrethonte, qoftë për gëzimet që i solli jeta, qoftë për sfidat e kohës.
Sabiti, kishte dhunti nga fëmijëria, lexonte shumë, kjo i ndihmoj madje të shkruaj, të shpalos botën e vet shpirtërore mes shkrimeve, të sjell vlera në krijimtarinë e tij letrare, të cilat e bënë të njohur tek lexuesit tanë kudo që ndodhen. Krijuesit më së tepërmi i nxitë të njihen në mes vete krijimtaria e mirë,kështu e njoha Sabit Abdylin, fillimisht si poet i mirë,e më pas mes tregimeve të fuqishme,letrave, anekdotave dhe aforizmave.
Letrat për Babuqin, janë shkrimet e Sabit Abdylit në prozë,të cilat kanë pushtuar lexuesit tanë. Ato janë lexuar edhe në shumë mjete elektronike,nëpër shumë radio, janë letra të fuqishme,sado që duken të veshura me humor, ato luftojnë të keqet e jetës, me mjeshtri shkrimi protestojnë kundër të shëmtuarës. Letrën e parë të tij e kam dëgjuar në orën letrare të Radio Zërit të Arbërit, e cila dëgjohet nga Norvegjia,më pas me vëmendje të kujdesshme i kam përcjell gjitha letrat e tij, të cilat këto dita Sabiti i ka përmbledhur në një libër Letra, anekdota dhe aforizma.
Ky libër i Sabit Abdylit,është një libër i pasur, i përbërë me dyzetekatër letra,pjesa tjetër përmban një kapitull të pasur me”Letra si këtyrehere” dhe përmbyllet me anekdota dhe aforizma, një libër rreth dyqind faqe, i shkruar me mjeshtri dhe plot vlera domethënëse. Mënyra si shkruan Sabit Abdyli është jo e lehtë për të kapur mendimet e tija, duhet studiuar ngadalë, nuk duhet të lexohet sa për të kapur vetëm mjeshtërinë e humorit, e cila edhe si humor është mjaft e dëshiruar, por nëse arrijmë të kapim kuptimin e shkrimit, kjo libër del shumë domethënëse.
Sabit Abdyli u lind më 1946 në fshatin Kabash, komuna e Vitisë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Viti,kurse studimet i bëri në Shkup e Prishtinë.
Ka botuar këto vepra: “Kabashi i Anamoravës, 1997, Prishtinë (Monografi) “Ankthi i pranverës “99” (Ditar lufte) Prishtinë 2004 “Kohë e lumtur, 2005, Prishtinë (Përmbledhje me poezi) “Bijtë e shqipes në tokën e reve të bardha”2010, Auckland,(Artikuj për emigrimet e shqiptarëve në Zelandën e Re, etj) “Na Kabashi jem t´ndam një zjarrmi”, “Letra,anekdota, aforizma” 2013,Gjilan
Sabiti nga viti 1999 jeton dhe vepron në qytetin e Aucklandit dhe vazhdon të merret me shkrime. Është aktiv në organizimin e aktiviteteve kulturore në mësimin e mërgatës shqiptare në Zelandën e Re. Andaj, thelbi i anekdotave është qëllimi edukativ, kritika ndaj veseve të liga të shoqërisë në rajone të caktuara, por me vlerë përgjithësuese njerëzore, me qëllim edukues, të përsosjes së karaktereve njerëzore e shoqërore.
Ato pasqyrojnë strukturën sociopolitike e psikoetnike të kohës kur kanë lindur e jetojnë, duke vazhduar dhe më tej, ashtu sikur ka ndodhur me të derisotmet.
Shkrimtari ynë Sabit Abdyli, ka përjetuar shumë gjëra të pakëndshme në jetën e tij, një kohë të gjatë nën pushtimin sllav,Luftën në Kosovë,i cili e përjetoi rëndë, madje duke e përjetuar në lëkurën e vet,si mësues e studiues, mes shkrimeve jep mendime të qarta për përjetimet gjatë luftës, situatën politiko-shoqërore, para , gjatë dhe pas luftës, të cilat i ka shprehur mes shkrimeve mes letrave, anekdotave dhe aforizmave, përshkruan vështirësitë e tij nga jeta.
Shkrimet e tij dalin të pasura, domethënëse, me një të shprehur artistik,mendime të thella dhe mesazh i kuptueshëm. Ato kanë humor të këndshëm, thumbues e ironik të përqeshin të metat e njerëzimit, që kanë zënë strehë edhe ndër ne. U tha së shumica e anekdotave të botuara në këtë libër janë krijime të dala nga realiteti i ri në rrethana të reja shoqërore-etnike, si kurdoherë, duke prekur veset e liga të shoqërisë, tani në kushte të reja,
Ne jemi të gëzuar me të arriturat e Sabit Abdylit në fushën letrare, për botimet e tij në poezi dhe prozë,e përgëzojmë për librin e tij të ri, e falënderoj që më mundësoj të e kem dhe të e lexoj,i dëshiroj shëndet dhe suksese të pafundme në fushën e letërsisë. /2lonline/