Grate jane pjesa e popullsise e cila vuan shpesh nga infeksionet urinare. Ne fakt, 50% e te gjitha grave do te kalojne te pakten 1 here ne jeten e tyre nje episod te infeksionit urinar, ndersa shume te tjetra, episode te shumta.
Njerezit qe e kane provuar, e dine se infeksionet urinare te shpeshta, pervecse shume te dhimbshme, behen pengese per vazhdimesine normale te jetes, prandaj kontrolli i tyre eshte i domosdoshem per te ruajtur cilesine e jetes ne grate e predispozuara.
Pavaresisht se profilaksia me antibiotike funksionon, shume njerez nuk duan te marrin antibiotike per nje kohe te gjate dhe per fat te mire, natyra na ofron nje zgjidhje me pak dramatike.
Lengu i boronices se kuqe, ose Cranberry ka nje efekt te jashtezakonshem mbi fshikezen e urines pasi permban ne sasi te medha proantocianidina (PACs), nje perberes qe ndalon rritjen e E.coli, bakteri me i zakonshem qe shkakton infeksionin. Shume studime kane treguar se marrja e lengut te perqendurar te boronices se kuqe apo tabletat e gatshme e ulin shume perseritjen e infeksioneve urinare ne grate e rrezikuara, si ato seksualisht aktive apo shtatzena.
Edhe pse ka nje kosto me te larte se antibiotiket, Cranberry ja vlen te perdoret si nje alternative efektive ndaj antibiotikeve, qe vjen pa efektet e medha anesore te tyre.Burimi: Ellie&Frank.