Tubim me përmasa të jashtëzakonshme është mbajtur sot edhe në organizimin e përbashkët të fshatrave Përlepnicë, Kmetoc, Verbicë e Kmetocit dhe Shillovë, në përkrahje të platrformës së Lidhjes Demkoratike të Kosovës dhe pesë kandidatëve për deputet nga Komuna e Gjilanit.
Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kryetari i LDK-së në Gjilan, njeherit kryetar Komune, Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe aktivistë e veprimtar të LDK-së.
Në tubim u tha se ky masovitet është mesazhi më i mirë nga Përlepnica se qeverisja e krimit do të shkojë në pension, për të shtuar se kandidatët nga Gjilani do të mbështeten nga këto fshatra, pasi ka ardhur koha që qytetarërt ta përqafojnë projektin e LDK-së dhe jo të drejtohen kah misionet e dështuara.
“Faleminderit Përlepnicës dhe fshatrave tjera për mbështetjen në zgjedhjet lokale. Ju po i shihni ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Komunën e Gjilanit vetëm për pesë muaj. Për ta fuqizuar Gjilanin, duhet ta bëjmë qeverinë qendrore të LDK-së dhe kjo do të bëhet duke i votuar binshdëm kandidatët tanë. Pesë deputetët e Gjilanit janë më të mirët dhe ju ftoj t’i mbështesni sepse këta bashkë me mua do t’ia kthejnë kujdesin Gjilanit”, u shpreh në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.
Ai tha se autostrada Gjilan-Prishtinë do të nis dhe të përfundohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës sepse kjo është ideja jonë dhe do të bëhet realitet.
Me mesazhe të fuqishme, të pranishmëve i janë drejtuar edhe kandidatët e LDK-së nga Gjilani për deputet
“Po bëhen 24 vjet kur e kemi filluar ecjen për shtet, për jetë të qytetarit me dinjitet. Ata që dijnë ta kthejnë demokracinë e lënduar, jemi ne Lidhja Demokratike e Kosovës. Populli pas luftës e riktheu në majat e shtetit Ibrahim Rugovën, ndërsa tash ka ardhur koha që edhe LDK të rikthehet si partia më e madhe në vend, në krye me Isa Mustafën kryeministër. Vazhdoni edhe më tutje ta përhapni demokracinë dhe zhvillimin”, tha zonja Lirije Kajtazi.
“Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë më 8 qershor dhe këtë qeverisje do ta çojmë në pension dhe do t’ua bëjmë jetën më të mirë juve sepse e meritoni”, Murat Hoxha.
“Bashkarisht kemi punuar prej viteve 90-ta në kushte të jashtzakonshme, ndërsa tash akademik Isa Mustafa ka bërë programin më të mirë, në bashkëpunim me ekspertët e ekonimisë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë. Po e kërkojmë një marrëveshje e cila neve na ka përcjell 24 vite dhe ta marrim në udhëheqje shtetin. Duhet të dalim të gjithë dhe të vendosim për ardhmërinë tonë. Programi ynë nacional, i cili neve na përket, është i gjerë. Në Anamoravë ne kemi nevojë ta zhvillojmë bujqësinë, të japim subvencione për bujqit. Ne jemi ata që do të punojmë dhe të japim llogaridhënie. Me 8 qershor në 12 të natës ne do të kremtojmë fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka qenë mesazhi i kandidatit Naim Behluli.
“Ju them se nuk kemi harruar që shtëpia themeluese e LDK-së ka qenë dhe mbetet Përlepnica. Ne nuk e harrojmë mikpritjen që e ka treguar kjo zonë gjithëherë. Qysh e fituam Gjilanin do ta fitojmë edhe Kosovën. Ne do ta qeverisim Kosovën përmes votës suaj, për ta kthyer në rrugë të mbarë Kosovën. Ne jemi vendi më i izoluar dhe më i pa zhvilluar në Europë, dhe sa i përket Gjilanit, jemi vendi më i anashkaluar. Ju do ta ndëshkoni borxhliun më të madh të Gjilanit”, tha kandidati Sabit Rrustemi.
“Frymën e fitores e kam pa në tubimet e zgjedhjeve lokale, tash edhe në këto tubime, fitoren më 8 qershor po e shoh pikërisht këtu sepse nëse dikujt do t’i ndahet ndonjë medalje për 8 qershor, atëherë është Gjilani me nëndegët e saj, sepse i keni dhënë frymë Gjilanit. LDK është subjekti i vetëm që e sfidon këtë keq qeverisje dhe është subjekti i vetëm që do të qeverisë mirë dhe ndershëm”, ka thënë nga ana e tij kandidati i LDK-së nga Novobërda, Bajrush Ymeri.
/e sponsorizuar/