Gjilan – 92LONLINE) – Më në fund filloi zbatimi i rezolutës së Kuvendit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, e njohur si Rezoluta e Lutfi Hazirit, e miratuar në Kuvendin e Kosovës më 6 qershor 2013, thonë zyrtarë për informim të LDK-së së Gjilanit.
Sipas tyre, kjo rezolutë ka vlerë historike, meqë për herë të parë u caktuan obligimet e Kosovës ndaj vëllezërve tanë në Kosovën Lindore si: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përherëshme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj.
E, deputeti Lutfi Haziri ka thënë se përkundër faktit që u desht të vie koha e zgjedhjeve, neve na gëzon fakti që kryeministri ka filluar ta respektojë institucionin e Kuvendit. Shpresojmë shumë që tani qindra shqiptarë të Kosovës Lindore t’ju pranohet Shtetësia dhe të kenë letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
“Është i dhimbshëm fakti që deri më sot vëllezërit tanë në Kosovës Lindore janë barazuar me kinezët, duke ua kushtëzuar aplikimin për letërnjoftim 5 vjet radhazi. Kjo është e paparanueshme dhe si e tillë ofenduese për vëllezërit tanë. Atyre do të duhej t’u mundësohej marrja e letërnjoftimeve tona pa kushte, e jo t’i barazojmë ata me qytetarët e Azisë. Kërkoj nga kryeministri që të mos i pres zgjedhjet tjera parlamentare, por të zbatojë urgjentisht 10 pikat tjera të Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 qershor 2013”, ka thënë Lutfi Haziri, deputet, që sipas tij, është sponzorizues i Rezolutës për shqiptarët Kosovës Lindore /2lonline/