(2LONLINE) – Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë një takimi me mbështetës të tyre n Gjilan, kanë promovuar kandidaturat për deputet nga kjo anë që janë pjesë e listës së përbashkët, ndërkohë që duke iu referuar asaj se sot është organizuar aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, kanë thënë se me 8 qershor do ta kenë një betejë të madh të cilën do ta fitojnë dhe do ta pastrojnë Kosovën nga qeverisja e keqe.
Në këtë tubim mori pjesë edhe kreu i LDK-së Isa Mustafa, njëherësh i nominuari për kryeministër të vendit i cili tha se mbështetjen që po e merr përherë LDK-ja dhe ai n Gjilan do ta bëjë të përgjegjshëm, do të punojnë shumë, do të reflektojnë përgjegjësi e zgjedhjet duhet të shfrytëzohen në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
“Kosovën do ta bëjmë shtet të fortë, që përkujdeset për mirëqenien e qytetareve të vet. Lista e LDK-së meriton të përkrahet, sepse ka njerëz punëtorë, që ofrojnë qeverisje me prioritete, që do të rris zhvillimin ekonomik, do të ulë papunësinë dhe e cila ua ofron të drejtat të gjithë qytetareve”, ka thënë Isa Mustafa.
Duke kritikuar qeverisjen e deritanishme Mustafa ka thënë se punën që e bënë gjeneratat ndër breza nuk e respektuan vetëm “banditët e Thaçit” ata që për ta Bundestagu po thotë se Kosova është zhytur në veprime kriminale dhe Kosova nuk po tregon vullnet për t’i luftuar ata. Ata që nuk i përkrah demokracia evropiane dhe ata që nuk duhet votuar”.
Duke e ironizuar kryeministrin Hashim Thaçi, kreu i LDK-së Isa Mustafa u shpreh se Thaçi mund të dijë diçka nga historia, por i ka kapërcyer me dhjeta e njëzet faqe, dhe se atij do ti tregohet se cila është partia më e madhe.
“LDK është partia më e madhe dhe se Thaçi me grupacionin e tij, të futur në thesin e frikës do të humbin. Zgjedhjet nuk fitohen duke u bërë bashkë ata që nuk kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin”, ka thënë ai, për ët shtuar edhe se LDK nuk do të shantazhojnë e diskriminojnë, por do të jenë të hapur e do të punojnë për qytetarët dhe të mirën e Kosovës.
“Na duhet mobilizim, jo për Isa Mustafën e Lutfi Hazirin, Lirije Kajtazin, Sabri Hamitin, Fatmir Rexhepin… e për të tjerët, por kjo votë kërkohet për Kosovën, për LDK-në dhe për interesa të vendit. Nuk do të bëjmë pazar me askënd pozitën e drejtuesit të qeverisë, të cilën do ta drejtojmë vet. Ata që qeverisën keq janë PDK”, ka thënë Mustafa.
Duke kritikuar qeverisjen e tanishme Thaçi, lideri i LDK-së ka përkujtuar se Gjilani është lënë anash krejtësisht, nuk ka pas investime, as në infrastrukturë sepse është investuar atje ku janë prontot, e shefat e shefave…
Ai tha se kjo qeveri e meriton largimin, sepse abuzuan me Gjilanin. “Ne do të selektojmë investimet në infrastrukturë. Gjilanin do ta lidhim me infrastrukturë të madhe me Prishtinën e Ferizajn. Anamorava u la anash. Gati të gjitha bizneset patën rënie, u zhvilluan bizneset e oligarkisë qeveritare, ato që morën tenderë. Do të ofrojmë fond zhvillimor dhe do ta zgjidhim problemin e papunësisë, do të zvogëlojmë importet e do të merremi me atë që mund ta prodhojmë vetë. Të heqim këtë lloj të qeverisjes në vend”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan duke i ureferuar një mobilizim të madh tha se gjilanasit dhe Anamorave kur e duan një njeri ia hapin dyert e presin, e përqafojnë e i aplaudojnë e kjo sot po ndodh në Gjilan, ndërkohë që duke folur për vizitën e djeshme të kryeministrit Thaçi, Haziri, e quajti sërish “jabanxhi”, që erdhi u sill nëpër Gjilan u takua me shtatë-tetë vet dhe u kthye në shtëpi të vet.
“LDK do ta bëjë kthesën e madhe dhe ëndrra e gjeneratave të tëra do të bëhet realitet. Kur gjysma e popullatës votoi për LDK-në, ne e dhamë kryeministrin për hir të Kosovës. Tash mesazhi ynë është i bashkimit, afrimit, komunikimit dhe çdo ditë po e rrisim besimin, tha Haziri.
Mesazhin e tyre e dhanë edhe kandidatët për deputetë nga Gjilani, Lirije Kajtazi që tha se LDK do të fitojë ndër tjerash edhe për ti dhënë fund qeverisjes kusare të Thaçit, , pastaj Naim Behluli që tha se p oe kërkojnë brsimi ne qytetarëve por që do ua kthejnë atë besim me punë dhe nderë.
Kandidati tjetër, Sabit Rrustemi theksoi LDK do të fitojë për të filluar Kosova rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, të zhvillimit të demokracisë e të integrimit në struktura euroatlantike, derisa Fatmir Rexhepi u fokusua tek të rinjtë që e mbështesin LDK-në, për të rikujtuar se Kosova sot ka më së shumti nevojë për demokraci dhe atë e garanton vetëm një forcë politike, LDK-ja me kreun e saj Isa Mustafën.
Edhe ai tha se kjo qeverisje e kishte harrua krejtësisht Gjilanin dhe Anamoravën, kishte harruar gjithçka por se kjo do të ndryshojë pas 8 qershorit. /2L ONLOINE/