Çdo herë në LDK, ka pas dhe ka persona që me kokë të ftohur e me racionalitetin e duhur i sfidojnë kohërat e vështira, që prej themelimit e deri më tani, prej Aganit e deri te Lutfi Haziri.
Shkruan: Ali BAJRAMI
Gjithherë LDK, u sfidua nga brenda, nga ardhacakë e mercenarë. Por, LDK i mbijetoi kohës duke lënë pas demagogë qe me demagogjitë e tyre u munduan të jenë rugovistë, më tepër se vet Dr. Ibrahim Rugova. Dhe prapë LDK, u ngrit dhe i hyri sfidave të reja në ndërtim të shtetit.
Zgjedhjet ndodhen dhe ishin shumë të mirëpritura. Sovrani foli. Por, edhe LDK foli. Në fund, fituan shqiptarët1
Shqiptarët e të gjitha partive nëpërmjet një partie folën. Sovrani zgjodhi. Heronjtë, Vjosa e Albini, nuk u luhaten, me vendosmëri përçuan dhe pranuan vullnetin e sovranit.
LDK si parti e urtë, e qëndrueshme, e me vizion, pranoi rezultatin dhe reflektoi brendapërbrenda se është koha që të distancohet nga keqbërësit dhe të reformohet brendapërbrenda.
Tani lufta e brendshme që zhvillohet përmes Amkademikëve të “Riinvestit” dhe Rugovistëve po merr kaheje. Nëse LDK, vendos që nëpërmjet Riinvestit të udhëhiqet atëherë do ta gjejë veten në një Klub Intelektualësh biznesmen egoistë e cinikë, që çdo herë iu parafytyrohet profiti.
Nëse LDK, gjen fuqi dhe rirreshtohet prapa Filozofisë Rugoviste, e në krye me pinjollin rugovist, atëherë këndellja e shpejtë do të ndodh.
Me rugovistë në krye, do të ndodh në mënyrën më të shpejtë edhe fuzionimi i mbarë elektoratit, të atyre që e ndëshkuan dhe atyre që e votuan.
Me një rugovist në krye, LDK-së i nevojiten 30 ditë për këndellje.
Prandaj, është koha që i gjithë elektorati të kërkojë që të jetë akter i reformës, e kurrsesi ata që e njollosën dhe fundosën LDK-në, të bëjnë gjoja reformën. /2LONLINE.com/