(2L ONLINE) -Të gjithë punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë së Komunës së Gjilanit kanë qenë sot prezent në takimin që ka organizuar Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, për të shpalosur platformën e saj për zhvillimin e këtyre dy sektorëve.
Takimin e ka hapur Saranda Bllaca Kryetare e Komisionit të Arsimit në LDK në bashkëpunim me Imet Rrahmani, kryetar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në kuadër të LDK-së në Gjilan, të cilët thanë se arsimi dhe shëndetësia janë dy shtyllat kryesore të shoqërisë, duke falënderuar të gjithë punëtorët e arsimit dhe shëndetësië që gjithmonë i kanë dhënë mbështetje të madhe Lidhje Demokratike të Kosovës.
Në emër të kryetarit Haziri, ka folur kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së në Gjilan, njëherit kryesuese e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se për të pasur një arsim dhe shëndetësi më të mirë, duhet të votohen kandidatët e LDK-së në Gjilan.
“Të gjithë e kemi parasyshë se shëndetësia dhe arsimi janë dy shtyllat kryesore të Kosovës dhe janë lënë anash nga qeverisja e kaluar. Pasi e morëm qeverisjen në Gjilan, me punë dhe angazhim vazhdojmë edhe më tutje për t’i dhënë mbështetje kandidatëve nga Gjilani për deputet në radhët tona. Nëse mendoni të keni shëndetësi të mirë dhe arsim të mirë, atëherë ju ftoj t’i mbështesni pesë kandidatët nga Gjilanit sepse me këta z.Haziri do ta ketë shumë më lehtë të qeverisë në Gjilan”, tha zonja Bunjaku Rexhepi.
E tash i vie radha mesazheve të pesë kandidatëve nga Gjilanit, për zhvillimin e sektorit të arsimit dhe shëndetësisë.
“Të nderuar njerëz të arsimit dhe shëndetësisë, pa të cilët as që do të mund të imagjinohej jeta jonë. Nuk është e lehtë të flas para mësimdhënësve të mijë dhe nëse kam edukatë, këtë e kam nga ju. Kam pasur fatin ta kem një mandat të deputetes në Kuvend dhe vëmendja ime kryesore ka qenë për arsimin dhe shëndetësinë. Për ta bërë ligjin e mirë, duhet të marrin pjesë edhe njerëzit porfesionistë të arsimit dhe shëndetësisë dhe vëmendja jonë do të jetë në këtë mandat për të bërë ligje më të mira për këto dy sektore. Shumica e gjilanasve vendosi që qeverisja të udhëheqet nga kryetari Luta dhe shumë lehtë do ta jetë nëse do të ketë kujdestarët e vet në Parlamentin e Kosovës. Besoj që fotografia e Kosovës me qeverisjen e LDK-së, do të jete mirënjohja më e mirë për ju”, ka deklaruar me këtë rast zonja Lirije Kajtazi.
“Jam shumë i nderuar që po flas para stafeve të dy institucioneve më të rëndësishme të shtetit tonë. Unë e kam një pretim që do të mundohem që koncepti i funksionimit të deputeteve të ndryshoj që të ketë një lidhje të rëndësishme me njërëzit që merren me këto dy insititucioneve. Pa miratimin tuaj, nuk do të mund të miratohet asnjë ligj ne këto dy fusha. Sigurime shëndetësore nuk ka dhe kjo është një hendikep i madh për të gjithë. Prandaj, synim kemi që ta miratojmë këtë ligj të rëndësishëm në këtë mandat”, tha kandidati Murat Hoxha.
“Fjala nënë e baba edhe më e mira dhe e dyta është mësues dhe doktor. Në vitet 90-ta, arsimi dhe shëndetësia kanë funksionuar edhe pse kanë qenë kohëra të vështira. Edhe tash këto sektore vazhdojnë të mos jenë në gjendje të mirë, por me programin tonë qeverisës do t’i ndryshjojmë këto sektore për të mirë. Ne kemi udhëhequr edhe në kohëra të vështira dhe profesionet tuaja na obligojnë që Kuvendi ta mbikëqyrë qeverinë. Do të jemi llogaridhënës para jush”, tha kandidati Naim Behluli.
“Përshëndetje elitë arsimore dhe shëndetësore e Gjilanit. E di që do të na bashkangjiteni në këtë rresht të gjatë, për ta kthyer Kosovën në binarë të drejt. Është kërkesë gjithëpopullore që ta ndryshojmë Kosovën. Ju them me shumë përgjegjësi se arsimtarët dhe mjekët tanë janë ushtarët më të mëdhenj të Ibrahim Rugovës dhe askush më shumë se ju nuk ka punuar për Kosovën. Do të kujdesemi në përsosjen e arsimit dhe shëndetësisë. Kësaj herë kemi vendosur që udhëheqjen e Kosovës ta marrim vetë bashkë me ju. Për ne nuk ka pasuri më të madhe se sa për të pasur mundësi të kemi mbështetjen tuaj”, tha Sabit Rrustemi.
“Në prag të zgjedhjeve nacionale na presin detyra kryesore që më 8 qershor, edhe arsimtari, edhe mjeku, jurisht, ekonomisti, të marrin vendimin që me votën e tyre ta shnderrojnë në festë te madhe në një fitore të demorkacisë. Është thirrja e krejt Evropës se kah duhet të shkojë Kosova. Kryeministri ka tentuar të mashtroj arsimtarët e mjekët me dreka e darka, por nuk do t’ia arrij. Sot Kosova sundohet dhe ne i madh e i vogël duhet ta bëjmë kthesën që ta kthejmë Kosovën në vendin e merituar, me një paralent e qeveri demorkatike, që janë garante e sundimit të lugjit. Me programin e LDK-së, do të ketë investime të mëdha në arsim e shëndetësi dhe këto me shumë garancë ju them se do ta bëjë Lidhja Demokratike e Kosovës”, potencoi kandidati Fatmir Rexhepi.
/e sponsorizuar/