Loret Sadiku, mbrojtësi me origjinë shqiptare i cili ka lindur në Stockholm mund të jetë përforcimi apo blerja e parë e Lazios në merkaton e verës. Duke përfituar nga kontrata që po i skadon, Igli Tare ka vendosur të nisë negociatat për ta marrë nga Helsinborgu. 22-vjeçari i cili premtoi të luante për Shqipërinë, por debutoi pak javë më parë me Kosovën konsiderohet nga Tare si një operacion me vlerë si ai me Etrit Berishën, pak i kushtueshëm por me të ardhme pasi lojtari premton shumë. Ndërkaq, Helsinborg pretendon të rinovojë me Sadikun dhe nëse ndodhë kjo, operacioni mund të vështirësohet për Taren sepse klubi suedez do të kërkojë shumë para për të