Largoni nervozizmin duke konsumuar këto pije të cilat mund të gjenden fare lehtë. Në vend që të pini qetësues të ndryshëm kur jeni nervozë, apo kur ju djersiten duart dhe ju përfshin paniku, këto mund ti mposhtni me pije të caktuara të cilat mund të gjenden fare lehtë dhe zakonisht na ndodhen në shtëpi.
Uji mineral
Nëse në situata të caktuara, p.sh. para ndonjë provimi të rëndësishëm apo të ndonjë takimi afarist, ju djersiten duart dhe ju kap paniku, Këtë lloj frike mund ta mposhtni me një gotë ujë mineral. Vetëm në gotë uji mineral do të nxisë qarkullimin e gjakut, ndërkaq, krahas kësaj, edhe truri juaj do të funksionojë më mirë.
Qumështi
Në kohët e fundit asgjë nuk arrini të bëni në kohë, ndërkaq edhe vonesat në punë janë bërë dukuri e përditshme? Është koha t’i ndryshoni shprehitë e tilla. Për këtë do t’ju ndihmojë një gotë qumësht. Kjo pije është e pasur me përbërës të cilët lirojnë dhe eliminojnë ngërçin në lukth, i cili është shkaktar i orarit të stërngarkuar ditor. Nëse nuk jeni adhurues i qumështit, bëni lëng nga pemët që i preferoni.