Edhe një medalje e bronztë nga Përfaqësuesja e Kosovës në Karate tani në konkurrencën individuale nga Kampionati Evropian për Universitete që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Vendi i tretë në Evropë u arrit nga Benjamin Shabani
Medalja u fituan në kategorinë deri në 75 kilogram ku në duelin e parë fitoi nga garuesi nga Turqia, pastaj atë nga Anglia, Gjermani dhe humbi nga finalisti i kësaj kategoria ai i Bosnjës dhe Hercegovinës, pastaj në garën për medalje te bronztë fitoi nga garuesi i Francës.
Kështu i solli edhe një medalje Kosovës nga Kampionati Evropian për Universitete, ku përfaqësuesja e Kosovës në Karate po merr pjesë me 5 garues, ku ditën e parë fitoi medaljen e bronztë edhe në ekipore.
Ky është edhe një rezultat shumë i mirë për Benajmin Shabanin pas medaljes së artë nga Kupa Botërore qe u mbajt në Umag te Kroacisë një muaj me pare (1-7 korrik 2019).
“Urime bordi i FKK-së, me kryetar Ismet Krasniqi, Urime Kosovë. Urime Klubi i Karatesë Drita. Kryetari, Kryesia dhe Trajnerat e Klubit janë të kënaqur me garuesin tone Benjamin Shabani dhe i dëshirojme suksese në garat në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Klubit të Karatesë Drita nga Gjilan, përmes trajneri Blerim Hajdari.