Një studim i ri ka zbuluar se dhimbjet nga gurët në veshka mund të lehtësohen nga ekstrakti i një fruti agrumi natyral.
Studimi tregon se përbërësi – hydroxycitrate (HCA)- mund të pengojë zhvillimin e gurëve në veshka, madje edhe të shpërbëjë kristalet.
Ky zbulim shënon avancimin e parë në trajtimin e gurëve në veshka për më shumë se 3 dekada.
Gurët në veshka janë depozita minerale të vogla që formohen brenda veshkave, ku prekin rreth 12% të meshkujve dhe 7% të femrave. Ata formohen gradualisht nga kristalet oksalate të kalciumit dhe janë më të përhapur tek personat që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti ose obeziteti.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se përbërësi HCA pengon zhvillimin e oksalateve të kalciumit në kushte të caktuara.
Përbërësi HCA gjendet tek fruti “Garcinia Cambogia”, i cili përdoret gjerësisht në vendet aziatike.
Në eksperimentet e para, ky përbërës ka rezultuar i suksesshëm dhe premton shumë për shërimin e pacientëve që kanë gurë në veshka.
Trajtimet parandaluese për gurët në veshka kanë ndryshuar shumë pak gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Mjekët i këshillojnë pacientët vetëm që të pinë shumë ujë, të shmangin ushqimet e pasura me oksalate dhe kripë etj.