Është mbajtur seanca e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal, respektivisht edhe e fundit për vitin 2014. Kryesuesi i Kuvendit me këtë rast ka falënderuar këshilltarët për kontributin dhe angazhimin e tyre gjatë vitit, ndërkohë ka uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe përgjatë viteve të ardhshme.
Në këtë seancë këshilltarët kanë aprovuar rregulloren për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Vitisë, rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e asaj të mëhershme për varrezat, mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit në tërë territorin e komunës së Vitisë, si dhe është aprovuar propozim vendimi për caktimin lartësisë së kompensimit mujor për anëtarin e komisionit komunal të aksionarëve, ndërsa është emëruar edhe anëtari i komisionit Halil Musliu.
Gjithashtu edhe është miratuar vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit të komunës së Vitisë.