/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot, seancën e tetë të rregull për këtë vit ku ka debatuar për raportin e i punës së kryetarit të komunës dhe organeve komunale për periudhën janar-qershor 2016, raportin e punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi komunale për periudhën janar-qershor 2016 si dhe vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës, Kompanisë KKDFE SH.A. “KEDS” J.S.C. për vendosjen e një trafo elektrike.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, duke prezantuar para këshilltarëve raportin e i punës së kryetarit të komunës dhe organeve komunale për periudhën janar-qershor 2016, ka thënë se parim i qeverisjes komunale, ishte dhe mbetet qeverisja me qytetarët, dhe për qytetarët, dhe në saje të këtij parimi është ndërtuar një qeverisje demokratike, transparente dhe llogaridhënëse, gjë që është vlerësuar nga mekanizmat e ndryshëm monitorues ndërkombëtar si dhe vendore duke filluar nga OSBE që ka nderuar me mirënjohje për punën e suksesshme Kuvendin Komunal, MAPL që e ka renditur si komuna më transparente, pastaj organizata GAP që ka renditur komunën tonë në mesin e komunave të para për sa i përket përmbushjes së premtimeve të dhëna.
Vlerësime pozitive për qeverisje lokale kanë dhënë edhe organizata si BIRN , KDI dhe organizatat tjera monitoruese, të punës së qeverisë lokale. Ai ka theksuar se qeveria lokale edhe gjatë këtij gjashtë mujori ka vazhduar të ndërtoi një raport të thellë bashkëpunimi edhe me misionet diplomatike ndërkombëtare në Kosovë si me Ambasadat e vendeve të Kuintit, Zyrën e Bashkimit Evropian , KFOR-in OSBE-në dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtare, bashkëpunim ky që ka rezultuar edhe me projekte të ndryshme nga donatorët dhe organizatat e huaja; Komisioni Evropian, OSBE, Fondacionin Luksemburg Kosova, DEMOS, etj, si përmes investimeve ne projektet e ndryshme ashtu edhe përmes ngritjes se kapaciteteve tona.
“Këto projekte të përbashkëta që kemi realizuar me donatorë të ndryshëm e që janë me dhjetëra pos që kanë mbuluar pjesën e shkurtimeve buxhetore që kanë ardhur si rezultat e vendimeve nga qendra, ato dukshëm kanë ndikuar edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve pasi janë rregulluar parqe, trotuare, ujësjellës, është rivitalizuar dhe riaktivizuar kinemaja e qytetit etj. “, është shprehur Haliti.
Kryetari Haliti ka falënderuar edhe mediat si dhe OJQ-të lokale që kanë ndihmuar institucionet komunale në rritjen e transparencës në punë, ngritjen e brengave dhe nevojave të qytetarëve si dhe në informimin e drejtë të qytetarëve për angazhimet e komunës.
”Puna ime si kryetar dhe e qeverisë komunale është fokusuar në prioritetet si :zhvillimi i bujqësisë ,shëndetësia, arsimi, kultura dhe sporti ,Infrastruktura lokale ,shërbimet publike ,zhvillimi ekonomik, përkujdesja për shtresat e varfra dhe grupet e margjinalizuara, bashkëpunimi me shoqërinë civile, donatorët dhe investitorët ,mbrojtja e ambientit dhe kualitetit të jetës për qytetarë”, është shprehur kryetari Haliti, duke potencuar se është e pamundur që në këtë raport të përfshihen të gjitha rezultatet që janë arritur gjatë këtij gjashtë mujore nëpër secilën drejtori veç e veç.
“Kurse, sa i përket investimeve kapitale gjatë këtij gjatë mujori janë realizuar apo janë në realizim e sipër projektet rreth asfaltimit të rrugës Sllatinë e Ulet – Sllatinë Epërme ,asfaltimi i rrugës në fshatin Lubishtë ,asfaltimi i rrugëve rurale, regullimi i rrugëve të arave me zhavorr në fshatrat e ndryshme, rregullimi i fushave sportive (Goshic, Ramjan ),rregullimi i rrethojave te shkollave (Remnik,Kabash,Zhiti,Terpez) , renovimi i shkollave, ndërtimi i ambulantes në Skifteraj, renovimi i ambulancave në fshatra etj. “, ka thënë ndër të tjera kryetari Haliti, duke shtuar se krahas këtyre projekteve janë edhe shumë projekte tjera që nuk janë potencuar e që qytetarët dhe vetë këshilltarët dinë se janë realizuar.
Haliti ka thënë se qeveria lokale është e përkushtuar që krahas projekteve të planifikuara ti tejkaloi edhe disa sfida që kanë të bëjnë me projektet që realizohen në Komunën e Vitisë e që nuk janë nën kompetencë të komunës si ai i ndërtimit të objektit të shkollës fillore në Pozheran që është kompetencë e MASHT-it dhe që është në fazën e tenderimit, pastaj ndërtimi i palestrës sportive që është kompetencë e MKRS-së ,rregullimi i lumit Morava me përroskat përreth që është kompetencë e MAPH-së, sigurimin e ujit të pijshëm në: Sllatine të Epërme, Sllatinë të Poshtme, Sodovinë Jerlive, Sodovinë Cerkezëve, Terstenik, Smirë, Vërban, Zhiti, Skifteraj, Beguncë –sfidat që kanë dalë shkaku borxheve të grumbulluara nga qeverisja e kaluar.
”Me gjithë këto sfida si dhe problemet me buxhetin e shkurtuar për investime kapitale jemi zotuar që edhe në të ardhmen përmes bashkëpunimit me qytetarë , donatorë si dhe mekanizmat tjerë vendor dhe ndërkombëtar tjerë të punojmë që të plotësojmë nevojat e qytetarëve në mënyrë që ata të kenë jetë sa më të mirë” është shprehur kryetari Haliti.
Këshilltarët prezent në seancë si nga radhët e pozitës ashtu edhe opozitës , pasi kanë diskutuar pikë për pikë çdo pjesë të raportit të organeve komunale, kanë debatuar edhe për raportin 6 mujor të punës së KKSB-së si dhe kanë miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër pronën e paluajtshme të Komunës, Kompanisë KKDFE SH.A. “KEDS” J.S.C. për vendosjen e një trafo elektrike. /2L ONLINE/