/2L ONLINE/ – Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet sot, e martë, 29 nëntor në sallën e Kuvendit nga ora 13:00 dhe është publike. Më poshtë keni rendit e punës me çështjet që do të trajtohen aty.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar
2. Betimi i anëtarëve të rinjë të Kuvendit
3. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
3.1. Ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës së Gjilanit, 01.Nr.016-126211, datë 06.11.2014
3.2. Propozim-vendimi për këmbim të pronës komunale me pronë private për nevoja të projektit “Jugu I”.
3.3. Propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm në disa prona që administrohen nga AKP.
3.4. Propozim-vendimi për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “QENDRA-4” Gjilan
3.5. Plani i veprimit për përmirësimin e shërbimeve dhe përformancës në edukimin parashkollor 2015-2017
3.6. Propozim-projekti për manifestimin mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit 2017”
3.7. Propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të KK për vitin 2017
3.8. Propozim-vendimi për komisionin vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronave të Komunës
3.9. Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01.nr 016-73826 i datës 30.07.2015 për emërimin e këshillit komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë.
4. Të ndryshme