(2L ONLINE) – Kryesuesja e Kuvendit komunal të Gjilanit , Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka ftuar për të martën seancën e parë të këtij viti, ku ndër tjerash, parashihen edhe këto pika të rendit të ditës si Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Subvencionim të aktiviteteve të Shoqatës “Handikos” në Gjilan. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Subvencionim të aktiviteteve të Shoqatës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Subvencionim të aktiviteteve të Shoqatës së të Verbërve në Gjilan.
Pastaj, subvencionimi i normës së Interesit për kreditë e biznesit mikro dhe agro. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale P-70403013-00167-8, me sipërfaqe prej 233 m², ZK-Gjilan, Informatë rreth ndërtimeve pa leje në Komunë, Informatë për investimet kapitale në Komunë e të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 27.01.2015 në ora 10:00. /2L ONLINE/