/2L ONLINE/ – Të enjten (28.07.2016) mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Seanca do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) në ora 10:00.
Rendi i punës:
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së dhe miratimi procesverbalit të seancës së kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2016
2.2 Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2016
2.3 Miratimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Lipjanit
2.4 Miratimi i Iniciativës, Nismës dhe Vendimit për autorizimin e Kryetarit të Komunës për bashkëpunim ndër-komunal me Komunën e Novobërdes në fushën e infrastrukturës rrugore, ndriçim publik, kanalizim, ujsjellës etj. me interes të përbashkët
2.5 Miratimi i Iniciativës, Nismës dhe Vendimit për autorizimin e Kryetarit të Komunës për bashkëpunim komunal ndërkombëtarë me Komunën Samsun-Turqi në fushën me karakter administrativ dhe teknik.
3. Të ndryshme