/2L ONLINE/ – Seanca e VII-të e rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë , do të mbahet neser me datë 28.07.2016 ( e enjte) duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë në Shtëpinë e kulturës, Gursel e Bajram Sylejmani në Viti. Ndërkaq kjo mbledhje është e hapur për publikun. Ky është rendi i ditës për këtë seancë:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e Kuvendit komunalë të Vitisë .
2. Pasqyra Financiare Janar-Qershor 2016
3. Propozim vendim i dokumentit për Vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera ne Komunën e Vitisë
4. Plani I veprmit për transparence në Komunën e Vitisë.
5. Informatë nga Drejtoria e Arsimit .
6. Informatë rrethë procesit të korrje-shirjeve.