/2L ONLINE/ – Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan mbajti kuvendin e dytë zgjedhor duke zgjedhur kryetar të Lëvizjes Qytetare Vatra,.Kushtrim Kadriu-n. Me prezencën e 150 të pranishmëve, 98 delegatë dhe në prezencën e përfaqësuesit të KQZ-së, në këtë kuvend u miratua ndryshimi i një pjese të statutit të Lëvizjes Qytetare Vatra, u zgjedhën anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe u zgjedh kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra z.Kushtrim Kadriu, njoton kjo Lëvizje.
Kryetari Kadriu falenderoi delegatët për besimin e udhëheqjes politike që ja ofruan. z.Kadriu tha se qytetarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës, veçanërisht në qytetin e Gjilanit, kanë nevojë për përfaqësim të ndershëm dhe të punohet drejtë që të ju plotësohen nevojat elementare për një jetë të mirë. Njëherit kërkoi mbështetje nga çdo luginas që jeton në qytetin e Gjilanit dhe qytetet tjera të republikës së Kosovës. /2L ONLINE/