Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner, të cilit me këtë rast ia dorëzoi dekoratën ”, medalje që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.
Kushner e falënderoi Presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për nderimin që i kanë bërë me dhënien e kësaj mirënjohjeje. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në vendin tonë, Maryse Daviet.