Pasi që Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë se jo më vonë se 45 ditë dhe jo më pak se 30 nga dita e shpërndarjes së Kuvendit, duhet të organizohen zgjedhjet, atëherë lëvizja Vetëvendosje thonë se data e tyre e preferuar që të mbahen zgjedhjet, është 15 qershori. Kështu ka thënë i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku kanë folur për zgjedhjet e përgjithshme.
Ai tha se kjo datë iu jep hapësirë për përgatitje teknike e logjistike. Kurti gjithashtu tha, se sa më vonë të mbahen zgjedhjet, atëherë edhe bashkatdhetarët mund të vijnë në Kosovë për të kontribuar në këto zgjedhje.
Kurti tha se ngutia që të mbahen zgjedhjet më herët, krijon më pakë hapësirë për përgatitjen e KQZ-së dhe më shumë hapësirë për keqpërdorime.