(2L ONLINE) – Duke folur për ikjen e kuadrove nga partitë tjera si dhe aderimet e reja në lëvizjen Vetëvendosje, Koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, njëherësh kandidat për deputet Ismajl Kurteshi ka thënë se prroskat e partive tjera po shteren, derisa lumi i Vetëvendosjes po rritet.
Ismajl Kurteshi, ka thënë se qytetarët dhe veprimtarët e ndershëm politik të vetëdijshëm se e vetmja forcë politike që mundet me e ndryshuar mënyrën e udhëheqjes së vendit dhe nxjerrjen e Kosovës nga kthetrat e pushtetarëve të korruptuar është Lëvizja Vetëvendosje, po i bashkohen pa hezituar.
Në mesin e atyre që këto ditë iu bashkuan Lëvizjes janë edhe Përparim Muja, ish ushtar i UQK-së e tani një prodhues i suksesshëm vendor, magjistër i shkencave ekonomike dhe veprimtari politik Erduan Hamidi.
“Kështu po shterojnë partitë proçka, derisa po rritet lumi i quajtur Lëvizja Vetëvendosje”, ka pohuar Kurteshi.
Në anën tjëtër Shemsi Syla, shef i shtabit zgjedhor dhe njëherësh kandidat për deputet më shumë është fokusuar rreth organizimit të shtabit zgjedhor, duke pohuar se tashmë në disa lokalitet ku më parë ka pas zbrastësia tashmë puna është shumë më mirë.
Ndërkaq i sapo aderuari Erduan Hamidi, duke numëruar arsyet e braktisjes së PDK, në anën tjetër ka numëruar përparësitë që ka Lëvizja Vetëvendosje për të fituar në zgjedhjet e 8 qershorit.
Ai tha se vendi ka nevojë për ndryshime dhe Vetëvendosje është e vetmja alternativë që mund ti bëjë këto ndryshime. /2lonline/