/2L ONLINE/ – Tani që këtij viti po i vije fundi, me këtë po na vijnë edhe festat e fundvitit, e fëmijët, ata më të vegjlit, po u gëzohen dhuratave të ndryshme. Por, e veçantë në këtë mes është befasia që na vije nga Shtëpia Botuese Efekos-Toper, e cila për dallim nga të tjerët, ka sjellë një befasi të veçantë për festat e fundvitit– dhurata me vëllime librash të ndryshëm për fëmijë.
E gjitha kjo, sipas drejtuesve të kësaj shtëpie botuese, po bëhet me qëllim që festat e fundvitit për fëmijët, nipërit, mbesat…të jenë më të bukura, më të veçanta, thjesht, që pushime festive të jenë si asnjëherë më parë.
Dhe, sapo ka përfunduar një lojë shpërblyese e organizuar nga Efekos, e ku pakot festive shpërblyese janë pikërisht librat. Me këtë rast, pronari Turan Sherif ka thënë se zgjodhën që pakot festive për fituesit e lojës shpërblyese të jenë pikërisht të mbushura me libra, sepse kështu kanë dashtë që të nxisin akoma leximin, tek më të vegjlit. “Duhet t’i kthehemi sa më shumë librit, të lexojmë sa më shumë dhe atë që nga mosha e re”, thotë tutje Turan Sherif, sipas të cilit pakot festive për ata që ishin bërë pjesë e lojës shpërblyes, janë dy llojesh dhe se në to ka libra të ndryshme me tregime si dhe fletore për ngjyrosje.
Ai tha se për shkak të interesimit të madh kishin shtuar numrit e të shpërblyerve nga 10-të sa mendohej në fillim, në 15-të, dhe se tani dihen edhe fituesit që do të shpërblehen me një pako të vogël (rozë) apo të madhe (blu), e ata janë 15 nga ndjekësit në Facebook të Efekos-Toper-it, që kësaj here ishin më me fat, mes qindra pjesëmarrësve të tjerë.
Përndryshe, menaxheri i shitjeve, Gëzim Osmani ndau edhe dhuratën e parë të pakos festive me libra për fituesin fatlum Liburn Terziu. Osmani ka falënderuar të gjithë ata që kishin shfaqur interesimin për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese ndërkohë që nga fituesit e tjerë ka kërkuar të marrin sqarime në faqen e Facebook-ut të Efekos-it, për të mësuar se ku e si do t’i tërheqin shpërblimet.
Përndryshe, Shpend Terziu, prindi i Liburnit fatlum, ka thënë se ndihet i lumtur për birin e tij e sidomos i pëlqeu ideja e Shtëpisë Botuese Efekos që pikërisht librat të jenë shpërblim.
“Efekos po ndanë për fëmijët dhuratat më të bukura pasi përfunduan me sukses gjysmë vjetorin e parë shkollor. Efekos ka menduar mirë që në vend të smokave, shkopinjve, çipsave, çokollatave apo Iphonave, Ipad…, të ndajë libra pasi ky është ushqimi më i mirë për fëmijët tanë dhe këto libra janë përzgjedhur si më të lexuarat nga fëmijët në mbarë botën”, ka thënë Terziu, duke falënderuar Efekos-in në Gjilan, për lojën e organizuar, e cila kishte shtrirje në tërë Kosovën.
Përndryshe, më poshtë und të gjeni listën e fituesve të pakove festive me libra:
Pako Rozë (€ 4.95, sipas rendit alfabetik)
Alea Lona Lenti
Arbnora Nuhiu Sadiku
Blerton Gosalci
Duresa Aliu
Jehona Musa Sylejmani
Lindita Muji Ramadani
Merita Kelmendi-Dervishaj
Resa Hajdini
Xhevdet Boja
Zana Pacarizi
Pako Blu (€ 9.95, sipas rendit alfabetik)
Abdylaziz Selmani
Genta Rina Qarri
Liburn Terziu
Riza Xhakli
Shkendiza Kllokoqi-Doroci