/2L ONLINE/ – Muajt korrik, gusht dhe shtator karakterizohen me nxehtësi dhe vapë të madhe ku temperaturat klimatike mund të arrijnë deri 38 gradë celsius . Në këtë periudhë kohore është edhe fushata e korrje shirjeve dhe e të lashtave si që është gruri,elbi,etj. Për këtë qëllim autoritetet komunale të Komunës së Vitisë kanë apeluar te qytetarët të jenë të kujdeshëm që të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapura duke numëruar edhe pasojat për këtë si: Në rend të parë rrezikoni vetveten dhe jetën e qytetarëve tjerë, rrezikoni sipërfaqet e mbjellura me të lashta, tokave bujqësore po i humbeni kualitetin, tymi që lirohet nga zjarret në natyrë të hapur ndotë dhe dëmton ambientin(ajrin, ujin, token,vegjetacionin), rrezikoni objekte vitale (shtëpitë, trafot elektrike,objekte industrial, etj.), rrezikoni komunikacionin, shkaktoni humbje në karburante dhe në makineri për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. P[rndryshe, zjarrvënjet e qëllimshme si që janë ndezja e barojave, kullosave, stërnishtave, pyjeve e tjera janë vepra kundërvajtës deri te ato penale dhe sanksionohen me ligj. /2L ONLINE/
fotoilusteuese