(2LONLINE) – Me afrimin e stinës së pranverës shumë bujq u qasen arave dhe pronave të tyre për punë pranverore, shpeshherë nga pakujdesia dhe me qëllim të pastrimit të tyre ata ndezin zjarre të cilat më pastaj dalin nga kontrolli duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke shkatërruar pyjet dhe kullosat për rreth.
Kushtet klimatike dhe temperaturat e larta janë shkaktarë që e ndihmojnë përhapjen e zjarreve në fusha dhe malet për rreth, siç kemi raste ditëve të fundit.
Për këtë qëllim Policia rajonale, i thërret veçanërisht bujqit që të jenë të kujdesshëm dhe në as një mënyrë nuk guxohet të ndezën zjarre që lehtë dalin nga kontrolli.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, ka thënë se të gjithë ata që nga policia takohen ose ka informata për ta se kanë shkaktuar zjarre në hapësira të hapura, ndaj tyre do të ngritën kallëzime penale.
Në lidhje me këtë çështje, toger Hashani ka bërë të ditur edhe për një rast kur Policia në Kamenicë është lajmëruar përmes telefonit për një zjarr, me këtë rast , njësiti i zjarrfikësve është njoftuar dhe me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrit me lokalizua zjarrin.
“ Patrulla e policisë po ashtu ka dal ne vendin e ngjarjes dhe sipas raportit të njësisë profesionale të zjarrfikësve bëhet fjalë për ndezje të malit dhe fushës në një sipërfaqe rrethe 2-hektar. Vlen të ceket se sipërfaqja e ndezur është pronë”, thotë Hashani.
Sipas tij, ne lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të hapet rasti si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” –zjarrvënie dhe ti dedikohet njësitit të hetimeve për hetime te mëtejme. / 2lonline/