/2L ONLINE/ Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, i priti sot në takim përfaqësuesit e zyrës regjionale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, drejtor i zyrës, Enis Ahmetaj, zyrtar i lartë dhe zyrtarët komunal të OSBE-së Alban Maliqi e Besnik Jakupi.
Takimi kishte karakter të shkëmbimit të informatave rreth punës në komunë dhe OSBE. Kryetari Sinani i njoftoi zyrtarët e OSBE-së lidhur me projektet aktuale të komunës dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna.
“Jemi përpjekur që tu ndalim në ndihmë banorëve gjatë reshjeve të borës që patëm në këtë dimër dhe prioritet të veçantë kanë pasur viset kodrinoro-malore të Kamenicës. Problem tjetër me të cilin po ballafaqohemi është rrëshqitja e tokës në lagjen “Çamëria” dhe jemi shumë të shqetësuar për situatën atje”, ka thënë Sinani.
Komuna ka sensibilizuar këtë çështje,
“Po ashtu jemi në kontakt të përditshëm me banorët e asaj lagje dhe tanimë që e kemi në dorë një raport të kompletuar për situatën, po presim udhëzimet e ekspertëve të gjeologjisë, dhe mekanizmave tjerë për hapat e mëtejmë. Poashtu kam kërkuar një takim me kryeministrin për këtë qështje.” tha Sinani.
Zyrtarët e OSBE-së u interesuan edhe për statusin e Zyrës Komunale të Komuniteteve në kuadër të statutit të Komunës së Kamenicës si dhe për punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Kryetari Sinani theksoi se ka një bashkëpunim shumë të mirë me komunitetin serb dhe me zyrën këtu.
”Zyra Komunale e Komuniteteve funksionon në kuadër të zyrës së Kryetarit të Komunës dhe së bashku edhe me nënkryetarin për komunitete Dragisha Savic jemi përkujdesur që projektet e infrastrukturës në lokalitetet ku jetojnë serbët të jenë pjesë e listës së projekteve prioritare të komunës së Kamenicës” tha kryetari Sinani i cili edhe njëherë sqaroi për situatën e krijuar me komunën e Raniullukut pas deklaratave të papranueshme të kryetarit të kësaj komune.
Në këtë takim u fol edhe për vizitën që Ambasadori i OSBE-së pritet ti bëjë komunës së Kamenicës. /2L ONLINE/