(2L ONLINE)- Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, takoi të gjithë punonjësit civil. Me këtë rast, kryetari Sinani ka shpalosur para të pranishmëve prioritetet për vitin 2015.
Gjithashtu u njoftuan edhe për punët dhe angazhimet e secilës Drejtori, në mënyrë që të vazhdohet me punë sa më efikase të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në çdo sektor. Kryetari Sinani, duke falënderuar të gjithë për punën e tyre, tha veç tjerash se kërkohet rritje e angazhimit në mënyrë që të rritet edhe performanca e çdo drejtorie, e në këtë mënyrë edhe e gjithë Komunës. “Çdo punonjës civil ka obligim qytetar dhe ligjor që të kryej punën për të cilën është i thirrur.
Në këtë mënyrë, do të vazhdojmë të ofrojmë secili kontributin tonë që qytetarët e komunës sonë ta ndiejnë ndryshimin që po ndodhë në qytetin e tyre”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani
Ai ka ripërsëritur se përgjegjshmëria e çdo punonjësi civil do të kontribuonte në zhvillimin e mëtejmë të objektivave të komunës. Andaj, në këtë pikë, bëri thirrje dhe kërkoi që secili të përmbushë obligimet dhe detyrat që ka, duke mos anashkaluar asnjë detaj si: respektimi i orarit të punës, respektimi i hierarkisë në punë, performancë konform detyrimeve që kërkohen etj. /2L ONLINE/