/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot, ambientet e Fabrikës së Tekstilit “ Wenger Indiustrie Consulting“, me ç`rast krahas stafit menaxhues të fabrikës ka takuar edhe kandidatët e interesuar për tu inkuadruar në punë në këtë fabrikë. Kryetari Haliti është shprehur i impresionuar me interesimin e madh të qytetarëve për tu inkuadruar në punë në këtë fabrikë e cila në saje të një marrëveshje bashkëpunimi mes kompanisë gjermane “ Wenger Indiustrie Consulting “ dhe kompanisë vendore “Natyra” që u arritë ditë më parë në zyrën e kryetart të komunës së Vitisë, parasheh inkuadrimin e së paku 400 punëtorëve në prodhimin e rrobave të ndryshe nga tekstili.
“Ky investim I përbashkët I kompanisë gjermane “ Wenger Indiustrie Consulting “ dhe kompanisë “Natyra”, është një nga investimet më të mëdha në lëmin e punësimit në komunën tonë, dhe për këtë ne përfaqësuesit e komunës jemi të interesuar të përcjellim gjithë procesin e fillimit të punimeve në këtë fabrikë dhe të ndihmojmë aty ku ka nevojë në mënyrë që fabrika të filloi sa më shpejt me punë”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai ka theksuar se sa është i rëndësishme fakt që ka të bëjë me fillimi i punës së kësaj fabrike për qytetarët e Vitisë, tregon edhe vetë interesimi i madh i atyre që donë të angazhohen në punë në këtë fabrikë, pasi vetëm brenda dy ditëve që kur është hapur konkursi numri I kandidatëve që kanë aplikuar për punë ka rritur shifrën 100.
Haliti, ka shprehur besimin e plot se komuna e Vitisë ka kapacitete të mjaftueshme e punëtorëve të specializuar për plotësimin e vendeve të punës që kërkohen në këtë fabrikë, pasi sipas tij kjo komunë edhe më herët është e njohur për fabrikat e tekstilit që kanë funksionuar në Letnicë e Viti. /2L ONLINE/