(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi priten në takim kryetarin e Komunës së Delemontit Pierre Kohler i shoqëruar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Shqiptarë tëKantonit Jura të Zvicrës Xhevxhedin Ahmeti,Afrim Ramabaja dhe Luan Haradinaj.
Në një takim shumë miqësor Kryetari Sinani shprehu kënaqësinë që po e takonte sërish në Kamenicë Kryetarin Kohler.” Është një lidhje shumë miqësore e Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Delemontit dhe raporte të shëndosha e miqësore të krijuara që nga mandati i kaluar në vitin 2008, meritë të veqantë në këto raporte kanë edhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në këtë komunë dhe që janë pjesë e rëndësishme e të dy komunave tona.
Kryetarit Kohler i dhashë informata lidhur me zhvillimet në Kamenicë, në lidhje me projektet që po realizojmë dhe planet tona qeverisëse, gjithashtu e ftova komunitetin e biznesit të Delemontit që ta shoh Kamenicën si një mundësi të mirë për investime, duke e siguruar se këtu do të gjejnë një atmosferë dhe mundësi shumë të mirë për zhvillimin e bizneseve të tyre. Poashtu i kërkova Kryetarit Kohler që të shqyrtojë mundësitë që në Kantonin Jura të krijohen kushte dhe lehtësira për punësimin sezonal të studentëve nga Kamenica” tha Kryetari Sinani.
Kryetari Pierre Kohler, tha se ndjehet i lumtur që takon sërish miqët e tij në Kamenicë dhe e këtu vjen me shumë dëshirë. “Unë kam respekt të veqantë për udheheqësit dhe qytetarët e Kamenicës si këtu poashtu edhe në zvicër në komunën time.Jam i lumtur me përparimet që po ndodhin në Kamenicë dhe zhvillimin e komunës. Me kënaqësi do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit tonë të metejmë.” tha kryetari Kohler.
Kryetari i Delemontit Pierre Kohler, po qëndron në Kosovë me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, ndërsa agjendën e vizitës së tij e ka filluar nga Kamenica./2L ONLINE/