/2L ONLINE/ Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Drejtorin për Shëndetësi, Basri Aliu janë pritur sot në takim nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Imet Rrahamni.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Caritas Kosova ku kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet të përbashkëta. Ndërkaq Kryetari Haliti parashtroj kërkesën e tij për ngritjen e repartit të Hemodializës në këtë komunë.
Në vazhdën e takimeve që Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke i zhvilluar me Zyrtar të lartë të Republikës së Kosovës ai është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahamni ku kanë bashkëbiseduar për çështjet shëndetësisë në këtë Komunë.
Me këtë rast Kryetari Haliti kërkoj nga ai që të shikohen të gjitha mundësitë ligjore që në këtë komunë të ngritët reparti i Hemodializës. Ndër tjerash në këtë takim është folur edhe për projektet e përbashkëta të Komunës së Vitisë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Caritas Kosovën e një nga to ishte edhe vizitat dhe shërbimet mjekësore nëpër shtëpi për personat e moshuar./2L ONLINE/