/2L ONLINE/ – Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish delegates se Kuvendit të Kosovës, Kadrie Bajrami nga Ramjani i Vitisë. Ajo ishte pjesëmarrëse në shpalljen e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës në vitin 1990. Vdekja e saj e hershme, ka prekur zemrat e atyre që e njohën, ngase kontributi i saj atdhetar për krijimin e institucioneve dhe pavarësimit të vendit, do të mbetet gjurmë në historinë shtet formuese të Kosovës. Qëndresa dhe krenaria qofshin të pranishme përherë për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët e saj. Vepra e Kadries, do të mbetet përgjithmonë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme. U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bajrami, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerës. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti