(2L ONLINE) – Në mbledhjen konsultative të Këshillit të Drejtorëve (KD) që është mbajtur sot është folur për punën e qeverisë komunale në Viti. Kryesisht për punët të cilat janë përfunduar deri me tani dhe për ato që i pret në ditën në vijim në të gjitha fushat.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke folur para drejtorëve të drejtorive kërkoj nga ata që angazhohen deri në maksimum që të përmirësojnë jetën e qytetarëve por edhe të jenë të vëmendshëm gjatë kryerjes së punëve.
“Kërkoj nga ju përkushtim të plotë, të përmbushni nevojat të cilat i kanë qytetarët tanë me qëllimin më të mirë që të përmirësojmë jetën në Viti. Po ashtu kërkoj nga ju që të respektoni rekomandimet e dhëna nga Auditori i brendshëm dhe i jashtëm” u shpreh Kryetari Haliti.
Ndër tjerash është folur edhe për futjen në sistem të menaxhimit të mbeturinave, largimin e deponive ilegale, hapjen e objektit të emergjencës në Viti, fillimin e realizimit të disa projekteve me donatorët, rregullimin e dëmtimeve në infrastrukturën rrugore, rregullimi nyejve sanitare etj. /2L ONLINE/