(2L ONLINE) – Kryetari Haliti dhe Drejtori Jakupi shikojnë për së afërmi se a janë rrugët të kalueshme në Komunën e Vitisë
Kryetari I Komunës së Vitisë, Sokol Haliti I shoqëruar nga Drejtori I Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Nexhmedin Jakupi kanë vizituar sot disa fshatra të kësaj komune për të pare për së afërmi kalueshmërinë e rrugëve pas reshjeve të bores në këtë Komunë.
Me këtë rast ata vizituan rrugët në fshatrat: Bozuvik,Debelldeh, Binq, Letnicë, Ramnisht, Beguncë, Lubishtë dhe fshatra të tjerë dhe u njohën për së afërmi me gjendjen e këtyre rrugëve pas pastrimit që është bërë nga kompania e kontraktuar. Përndryshe të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Vitisë janë të janë të kalueshme. /2L ONLINE/