/2L ONLINE/ – Kryesia e shoqatës “GILAN”, nga Gjilani, e udhëhequr nga drejtoresha Filiz Sllamniku, vizitoi ambasadën turke nē Prishtinë, ku janë pritur në takim zyrtar nga ambasadorja Kivilcim Kiliç. Sllamniku ka bërë me dije se në këtë takim u shprehën edhe emocionet e natyrshme dhe përkrahja e parezervë në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Turqisë.
“Gjithashtu u falënderuam për të gjitha investimet e bëra nga qeveria e Turqisë dhe Agjensioni shtetëror TIKA në komunën e Gjilanit duke u nisur nga zhvillimi ekonomik i fokusuar në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë, infrastrukturë, banim, aspekti social, në arsim e sidomos nē Gjimnazin e ri, në shëndetësi, kulturë e sport”, ka thënë Sllamniku.
Ajo shtoi se në takim u theksua qartë se Republika e Turqisë do të vazhdojë reciprociteti vëllazëror si dhe përkrahjen jo vetëm në Komunën e Gjilanit por edhe në tërë Republikën e Kosovës. /2L ONLINE/