Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në prag të mbajtjes së takimit në Uashington, ka ftuar liderët politik në një takim të përbashkët.
“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.