(2L ONLINE) – Po zbrisja poshtë udhës për në qytet, se doja të shkoja në tubimin me familjaret e dëshmorëve të kombit, në kuadër të manifestimeve që organizoheshin për Flakën e Janarit. Dhe ç’koincidencë, udhës kah po shkoja para hundëve më kalon autokolona me kryeministrin serb Vucic, gjithnjë e prirë dhe e përcjellë nga nji automjet me polic Kosove, e I cili po kthehej nga vizita e tij që kish ba Pisjanit!
Menjëherë më shkoi mendja; O zot çfarë po ndodhë këtu? Dikush po përkujton të rënët për lirinë që ua mohoi,e ay po parakalonte I lirë para hundëve të atyre qy ua kishte djegur zemrat. Të gjithë e dimë se ku dhe çfarë ka qenë kryeministri serb I tanishëm, në ato kohëra kur këtu tek ne vraheshin e masakroheshin njerëz, vetëm se dëshironin lirinë.
Unë nuk po gjykoj. Unë po pyes!
Ishte rastësi apo neglizhencë që organizatorët në pritjen për familjet e dëshmorëve, nuk kishin ftuar asnjërin nga familja e Milazim Arifit dhe të tjerë nga familja ma e gjerë Arifi, e kur dihet se kjo familje ka dhanë shumë për atdhe, ndër shekuj e dekada. Heronj, luftëtarë, e të burgosur politik dhe veprimtarë të devotshëm që kontribuuan për lirinë e atdheut!
Shikoni proporcionalisht dhe do vëreni se sa shumë ka dhanë, për atdhe kjo familje-Degë e Seferëve të Idriz Seferit në të cilin përbehet aq shumë Lutfi Haziri! E të ftuar janë të tjerët. Pse?! Pse u dashka që dikush që ashtë bashkëpjesëmarrës në vrasjen dhe gjenocidin ndaj këtij populli,të vizitojë e të parakalojë me suitën e tij mu para hundëve të viktimës dhe me pëlqimin e shtetit të viktimës!E kush ja dha lejen? Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi së bashku, siç pretendohet nga ta! Apo s’pyet ay fare për shtetin e Kosovës.
Edhe nëse I Dhanë lejen a nuk bani të kujtohen e të ia ndalojnë vizitën dhe kalërimin e tija nëpër Kosovë mu në ditët kurë njerëzit përkujtojnë të bamet kriminale të mu atij që tani pretendon se “Kosova na qenka Serbi”.A nuk e tha ay këtë mu në mes Kosove. Po këtyre ditëve a nuk fyu nënat dhe djemtë e Kosovës mu ministri në qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Thaçi e Mustafa, e I cili në fakt I shërben vetëm Serbisë dhe Vucicit!
A janë këto që po ndodhin në kohet e fundit rastësi apo atak në shërbim të nji vëllazërim-bashkimi,modern???
/Xhelil ARIFI/