Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur optimizëm se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të lëndës së kësaj partie për vlerësimin e shkeljes së Kushtetutës në seancën konstituive të Kuvendit, në të cilën Isa Mustafa është zgjedhur kryeparlamentar.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se kanë ofruar argumente të mjaftueshme të cilat do ta bindin Kushtetuesen se gjatë kësaj seance janë shkelur: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. Ai ka shprehur optimizëm se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kësaj parashtrese.
Ai ka thënë se presin përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që PDK-ja t’i drejtoj dy institucionet si parti fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit.
I pyetur nëse vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja, për shkak të këtij ngërçi politik, Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e parakohshme tani për tani nuk janë zgjidhje e mirë.