Për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 8 qershor, partitë politike do të kenë në dispozicion vetëm dhjetë ditë fushatë. Ky është vendimi i fundit që vjen nga Komisioni Zgjedhorë i Zgjedhjeve që në orën 5 ka zhvilluar një mbledhje.
Kjo do të jetë edhe koha më e shkurtër për fushatë zgjedhore e mbajtur ndonjëherë në raundin e parë të zgjedhjeve në Kosovë.
Daka: KQZ do të marr të gjitha masat për zgjedhje Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri të ditur se KQZ do të marr të gjitha masat ligjore për organizimin e zgjedhjeve,me qëllimin që këto zgjedhje, të jenë të lira, fer dhe demokratike.
Daka tha se pret që në këto zgjedhje të ketë një numër të madh vëzhguesish, vendor e ndërkombëtar. Ajo po ashtu tha në këto zgjedhje OSBE në veri do të ketë një rol logjistik. Afatet ligjore do të shkurtohen sa i përket fushatës për faktin se nuk ka kohë që fushata të bëhet ashtu sic e parasheh ligji.
“Sa i përket rolit të OSBE-së, OSBE do të ketë një rol por nuk besoj që do të jetë i njejtë më atë çfarë e pati në zgjedhjet lokale. Por, megjithatë për shkak të arsyeve tashmë të njohura, në pjesën veriore OSBE do të ketë një rol ndoshta më tepër logjistik. Ndërsa sa i përket fushatës zgjedhore do të jetë vendim i KQZ-së natyrisht pasi që të gjitha subjektet politike të japin propozimet e veta”, theksoi Daka.