Kosova mund të bëhet me Gjykatë të dytë Speciale në rast se një nismë e institucioneve në Prishtinë gjen përkrahje në Kombet e Bashkuara.Rastet e grave të dhunuara gjatë luftës po merren si shkas për të kërkuar drejtësi.
Zëvendëskryeministrja në largim Edita Tahiri tha për RTV 21 se ka bërë hapat e parë në OKB për këtë temë.
Misioni i OKB-së në Kosovë UNMIK, gjatë nëntë vjetëve të administrimit të vendit ka mbledhur prova ndaj krimeve të kryera ndaj popullatës civile.
Por për këtë çështje ka pasur ankesa nga shoqëria civile duke akuzuar administratën e dikurshme ndërkombëtare për fshehje të krimit dhe zhdukje të arkivit.