Jemi njohur prej kohësh me problemet shëndetësore që sjell konsumimi i sasive të medha të sheqerit por jo që konsumimi i tij mund të na dëmtojë trurin.
Sipas një sondazhi nga Instituti i Kalifornisë në Los Anxhelos, fruktoza, një lloj i sheqerit natyral që gjendet në fruta dhe perime, por edhe në pije dhe ëmbëlsira, shkatërron qelizat e trurit dhe çon në zhvillim të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Shkencëtarët kanë bërë eksperimente te minjtë për gjashtë javë, duke u dhënë atyre ujë me fruktozë, një sasi e barabartë me një litër lëng për njerëzit në ditë.
Pas krahasimit të gjendjes mendore së këtyre minjve me disa që nuk kishin konsumuar fruktozën, rezultoi se kujtesa e minjve që konsumuan sheqerin ishte e dëmtuar dhe mjaft e dobët.
Sheqeri mund të shkaktojë ndryshime në zonën e trurit që kontrollon sjelljen emocionale dhe mënyrën e të mësuarit sipas raportit të botuar në gazetën britanike “Telegraph”.
Diçka pozitive në testimin e bërë nga amerikanët ishte se Omega-3, substancë që gjendet shumë te peshqit, mund të përmirësojë kushtet dhe të përmirësojë efektin e sheqerit në trup, shkruan albeu. Ky fakt u eksperimentua te minjtë dhe rezultati ishte pozitiv, ata nuk kishin dëme si në rastin e sheqerit.