Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Lindjes kanë bërë me dije se kanë konfiskuar nga një qytetar një pushk gjuetie dhe fishekë dhe se i dyshuari do të ndiqet penalisht për armëmbajtjte pa leje.
Sipas policisë, në fshatin Topanicë të Kamenicës me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e një të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe 13 fishekë. /2lonline/